6.3 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Buy now

spot_img

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt

Tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja, vdiqën si pasojë e një aksidenti, shkruan PrishtinaPress.

Ngjarja tragjike ndodhi të dielën mbrëma, në fshatin Çubrel të Skenderajt.

Lidhur me rastin, ka reaguar edhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri.

Ai iu shprehu ngushëllime familjes së viktimave, njofton PrishtinaPress.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e tre personave në aksidentin tragjik të komunikacionit në fshatin Qubrel të Skenderajt. Në këto momente të dhimbshme, mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve. Ngushëllime të sinqerta për humbjen tuaj të madhe”

Në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura, njëra prej tyre e policisë.

Përveç viktimave, në këtë rast janë edhe pesë të lënduar, në mesin e tyre katër zyrtarë policorë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img