5.7 C
Pristina
Monday, January 27, 2025

Buy now

spot_img

“Perëndimi po e destabilizon Kosovën”, Stradner paralajmëron: Pritni më shumë përshkallëzime së shpejti në rajon

Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka komentuar dhe deshifruar një deklaratë të dhënë në një zyrtar rus, i cili ka thënë se “Rusia sheh përpjekje që Perëndimi dëshiron ta destabilizojë situatën në Ballkan”.

Stradner ka thënë se pas protestave masive që po vazhdojnë në Serbi, Rusia asnjëherë s’e humb mundësinë për t’i hedhë benzinë zjarrit.

Analistja amerikane ka deshifruar deklaratën e Moskës se “situata në Ballkan po përkeqësohet dhe se Perëndimi po e destabilizon Kosovën”.

Sipas saj, kjo nënkupton se priten më shumë eskalime në rajon së shpejti.  Stradner thotë se Vuçiq ka nevojë që ta heq vëmendjen nga protestat masive në Serbi, ndërkohë që Putini vetë ka nevojë për kaos, që ta pozicionojë veten si ndërmjetës kur eskalojnë gjërat në Ballkan, sidomos që tani Rusia planifikon të negocioj me SHBA lidhur me luftën në Ukrainë.

“Shpjegimi: prisni më shumë përshkallëzime në rajon së shpejti. Vuçiqit i duhet kaos në rajon për të larguar Perëndimin nga protestat masive në Serbi. Putinit i duhet kaos për ta pozicionuar veten si ndërmjetës kur gjërat përshkallëzohen në Ballkan… veçanërisht tani pasi Rusia planifikon të negociojë me SHBA-në në lidhje me Ukrainën dhe ta përdorë atë si një mjet pazaresh. Ne pamë përshkallëzime të shumta gjatë viteve të fundit dhe presim më shumë prej tyre”, ka shkruar Stradner.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img