Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se sonte ka qenë në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Ai u shpreh se ai është vendi ku është rritur se ka kryer shkollën fillore, ku sipas tij, u bashkuan njëzëri për ma mirë, përcjell Klankosova.tv.
“Ulpianë, Prishtinë: Optimizëm. Mbështetje. Mobilizim! Një nga lagjet më autentike dhe më të dashura të Prishtinës, Ulpiana – vendi ku jam rritur dhe kam kryer shkollën fillore – sonte u bashkua njëzëri për Ma Mirë”.
“Të rinj e të moshuar, burra e gra, të gjithë së bashku, duke përkrahur misionin tonë për një të ardhme ma të mirë dhe një Kosovë ma të zhvilluar. Faleminderit nga zemra për këtë përkrahje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Krasniqi.