Nëntë kandidatë i janë futur garës për Drejtor të Bordit të Postës së Kosovës.
Në garë për këtë post drejtues janë nëntë emra, e që sipas njoftimit zyrtar do t’i nënshtrohen intervistë me gojë.
Në kandidim për këtë pozitë janë: Selvete Xhigoli, Kreshnike Dreshaj, Agim Muçaj, Sebahate Rexha, Visar Nura, Arsim Gjinovci, Gëzim Paci, Malush Mjaku dhe Safije Beseni-Shala. Në pajtim me ligjin nr 05/L-031 për Procedurat e Përgjithshmë Administrative, kandidatët që nuk janë përfshirë në listën e ngushtë, kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë brenda 30 ditëve nga data e publikimit të kësaj liste, thuhet në njoftim.