5.7 C
Pristina
Thursday, January 23, 2025

Buy now

spot_img

Gërxhaliu: Nëse s’mund të mbështeten bizneset, mos të sulmohen

Eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, ka reaguar ndaj sulmeve të fundit të kryeministrit, Albin Kurti, drejtuara ndaj kompanive të mëdha si Devolli dhe INTEREX.

Kjo duke i cilësuar si goditje të pajustifikueshme ndaj sektorit privat, që është shtylla kryesore e ekonomisë kosovare, transmeton klankosova.tv.

Ai përmend faktin se INTEREX-i, është një shembull i ndërmarrësisë së suksesshme, duke krijuar vende pune, mbështetur prodhuesit vendorë dhe kontribuar ndjeshëm në buxhetin e shtetit.

”Sulmet ndaj këtyre kompanive nuk janë të rastësishme. Ato synojnë të dobësojnë sektorin privat dhe të gjunjëzojnë ekonominë kosovare”.

”Kjo strategji e dëmshme vjen në një kohë kur bizneset tona po tregojnë se mund të konkurrojnë me brendet më të mëdha në rajon dhe Evropë, duke promovuar imazhin e Kosovës si një vend i qëndrueshëm dhe me potencial të jashtëzakonshëm”, thotë ai ndër tjera.

Tutje Gërxhaliu ka edhe një propozim mbi situatën.

”Nëse nuk mund të mbështesim bizneset kosovare, atëherë të paktën të mos i godasim. Çdo goditje ndaj sektorit privat është një goditje ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj”.

”Institucionet duhet të krijojnë një mjedis më të mirë për biznes, duke ofruar mbështetje konkrete dhe duke promovuar një klimë bashkëpunimi”.

Siç shton ai, shoqëria duhet të jetë e vetëdijshme se suksesi i këtyre kompanive është një sukses i përbashkët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img