Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme amerikane, Daniel Serwer.
Haradinaj ka thënë se kanë diskutuar për proceset dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.
“Anagazhimi me dekada i prof. Serwer në Kosovë dhe Ballkan dhe memoria insitucionale si ish-diplomat në Ballkan janë shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet e Kosovës dhe prioritetet që garantojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.