Kohëve të fundit është raportuar se partia në pushtet, Vetëvendosje ka filluar përpjekjet për të ndikuar kundërligjshëm në procesin e votimit të diasporës, për zgjedhjet nacionale që do të mbahen me 9 shkurt, në Republikën e Kosovës, shkruan Periskopi.
Organizimi i plotësimeve të fletëvotimeve në ambiente të ndryshme është në kundërshtim me rregullat ligjore në fuqi.
Një gjë e tillë duket se ka ndodhur përsëri në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, të siguruar nga Periskopi, shihet një qytetar nga diaspora teksa plotëson dhjetra fletëvotime në shtëpinë e tij.
Në sfond të videos vërehet që qytetari është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që plotësimin e fletëvotimeve po e shoqëron duke cituar Kurtin “Ishalla 70-shin e kapim”, duke e pasur fjalën për të marrë 70 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit.
”E 15-ta u kry, hajde more përhajër na koftë ishalla 70-tshin e kapum’ – dëgjohet duke thënë në prani të disa personave te cilët kanë të drejtë vote.
Ky nuk është rasti i vetëm për të cilin po raportohet se VV, ka ndikuar jashtëligjshëm procesin e votimit, në diasporë.
Periskopi vetëm para disa ditësh ka raportuar për një rast, që një mërgimtar shihet me 22 pako me fletëvotim në duar duke bërë thirrje që të votohet VV’ja.
Kujtojmë se pas raportimi të Periskopit, ka reaguar edhe Prokuroria e Shtetit, e cila tha në një njoftim për media se ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore./PERISKOPI/