Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtyllë elektrike në lagjen Emshir në Prishtinë.
Për pasojë raportohet se një pjesë e kësaj lagje ka mbetur pa rrymë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
Gashi tha se ekipi i zjarrfikësve ka intervenuar në rast.
“Në vendin e ngjarjes kanë qenë ekipi i zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar në rast. Nuk ka asgjë serioze”, tha Gashi.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe KEDS.
Zëdhënësi Lulzim Krasniqi, dha detaje rreth kësaj ngjarje.
“Ekipet e KEDS-it kanë dalur shumë shpejt në vendin e ngjarjes. Një përçues është këputur. Besoj se ekipet tona shumë shpejt do ta rregullojnë”, tha Krasniqi.