Trump po detajon disa nga veprimet ekzekutive që planifikon të ndërmarrë tani që është president.
Sot, ai thotë se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin SHBA-Meksikë.
Ai thotë se çdo hyrje e paligjshme do të “ndalet menjëherë” dhe shton se qeveria do të fillojë procesin e kthimit të miliona “të huajve kriminalë“ në vendet nga kanë ardhur.
Ai flet për disa nga veprimet që planifikon, duke përfshirë rikthimin e politikës së quajtur Remain in Mexico dhe dërgimin e më shumë trupave dhe burimeve njerëzore në kufi.