-1.7 C
Pristina
Monday, January 20, 2025

Buy now

spot_img

Sulmet e Gërvallës ndaj Ramushit, Daut Haradinaj ‘shpërthen’: Gojëkeqe që ia lëkund eshnat në varr babës së vet

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka hedhur akuza të ashpra ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e cilësuar atë si frikacak dhe duke e lidhur me aktivitete të dyshimta. Gërvalla e ka sulmuar Haradinajn gjatë një tubimi zgjedhor në Pejë, duke e përshkruar si njeri që ka sunduar Pejën përmes grupeve të strukturuara, duke nënkuptuar një lidhje me bandat dhe dhunën.

“Me kismet të zotit…p’e largojmë nga Kuvendi i Kosovës”, tha ajo nga Peja.

Ndonëse Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së, nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj akuzave, duket se vëllai i tij, Daut Haradinaj, ka arritur në kufirin e durimit.

Ky i fundit tha se “për katër vjet e kemi kursy” dhe i bëri thirrje publike “të ketë kujdes në gjuhën që përdor… se politika është sot për nesër shkon e vjen”.

“Jam kujdes deri në vdekje për nënën Ajshe (të Jusuf Gërvallës)”, tha Haradinaj.

“Gabim është ka bën, se në emër të një grusht votave nuk duhet m’e ofendu çdo vlerë që e kemi…kjo zonja le të ketë kujdes, se politika është sot për nesër shkon e vjen… I bëj thirrje asaj me pasë shumë kujdes, sepse ne kemi respekt për atë familje, e kemi kursy për katër vjet, por nuk mundemi me duru deri në përjetësi, gjith këto ofendime sharje, sepse edhe ne deri dikur bëhet boll. Çka me duru mo? Për katër vjet, ti e nderon ajo të mëshon. Kjo i bjen që s’ka njerëzillak”, tha Daut Haradinaj në “Debat Plus”.

Haradinaj duke folur në superlativ e nderime për Jusuf Gërvallën, tha se gjatë tërë jetës e ka nderuar babanë e Donika Gërvallës, emrin e të cilit e ka bajtur edhe Brigada 131 ku ka qenë komandant.

“Brigada 131 ‘Jusuf Gërvalla’ në rajonin e Deçanit i ka mbi 300 dëshmor, mbi 700 invalidë të luftës, dhe i ka rreth 4 mijë veteranët – e jo vetëm të Deçanit. Për këtë arsye jemi mundu me kursy, në emër të sakrificës së babës së saj”, tha ai.

“Por, është një shprehje popullore që thotë ‘prej beterit del skifteri, prej skifterit del beteri’. Nuk më çudit kjo zonja, sepse vjen në Pejë në atë qytet që projekti i parë Daut Haradinaj në atë kohë me Komunën e Pejës, është teatri Jusuf Gërvalla, Lapidari Jusuf Gërvalla, Sheshi Jusuf Gërvalla, që sot ekziston aty”, shtoi ai.

Në lidhje me atë që tha “Haradinaj me banda ka sunduar Pejën”, Daut Haradinaj rikujtoi se Peja ka qenë e ndarë në pjesë shqiptare e serbe gjatë luftës, dhe se falë ushtarëve të UÇK-së ai projekt është ndalura – dhe se Gërvalla po ofendon mu ata.

“Ne kemi qenë të gatshëm me respejtu figurën e Jusuf Gërvallës, por nëse kjo shkon në Pejë dhe na ngrit zanin aty se qysh Peja koka sundu nga bandat, atëherë muj m’i thanë që kjo është një bandite ordinere. Se as nuk e din çka është ka fol as ku është ka fol: Peja ka qenë e ndarë në Urën e Gurit e në Urën e Zallit – dhe janë pikërisht qata njerëz…”, tha ai.

“Nuk ka gjë më të tuprshme me shku me i quajt njerëz bandita, njerëzit që i kanë dhënë gjymtyrët e jetët e veta, që janë sakrifiku për m’e pa një qytet të bashkuar e të lirë – e sot është i lirë dhe i bashkuar. Nëse kësaj i dhemb se i mungojnë Kariçët në Pejë, nëse. Nëse është e shqetësume e i dhemb Bogolljubat, nëse i dhemb…”, shtoi Haradinaj.

“Millosheviqi na ka quajt banda, dhe për këtë arsye i kam pas dy procese ndërkombëtare e një në UNMIK-u, falë qëtyne gojëkëqinjve dhe trushpërlarve që nuk e dinë as vetë kujt i shërbejnë – por, ia lëkundin eshtnat babës vet”, tha mes tjerash ai.

Për fund, Haradinaj i bëri thirrje publike Gërvalls të kërkojë falje.

“Thirrje publike: mos të na ofendojë se më nuk e kursej. Kujdes me gjuhën, sepse nuk është veç sot, por ne do të jemi këtu përjetësisht pa politik e me politik. Ajo m’e mirë me pas kujdes, ne nuk jemi të gatshëm me hy në konflikte personale…”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img