-0.3 C
Pristina
Monday, January 20, 2025

Buy now

spot_img

Osmani: Turqia partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim diplomatin turk të akredituar në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend, por dhe për thellimin e mëtejmë të raporteve mes shteteve.

Siç bëhet e ditur në komunikatën presidenciale, gjatë takimit, shefja e shtetit ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve, duke potencuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës.

Gjithashtu, aty thuhet se presidentja Osmani, shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Siç bëhet e ditur, të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta të të dyja shteteve, duke përforcuar lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin afatgjatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img