-2.4 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

Buy now

spot_img

Mehmetaj me dokument: Qeveria ia merr me qira pronën e babait të Veton Elshanit, zëdhënësit të Policisë së Kosovës në veri

Gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj ka publikuar një kontratë ku babai i Veton Elshanit, zëdhënësit të Policisë për veri, ia ka dhënë me qira një objekt Qeverisë së Kosovës.

Nga ky objekt, babai i Elshanit fiton 20 mijë euro në vit apo 1 mijë e 649 euro në muaj, transmeton Demokracia.com

Në këtë objekt, Qeveria e ka vendosur Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në Pejë.

POSTIMI I PLOTË:

Qeveria merr me qira pronën e babait të zëdhënësit të Policisë për Veri, Veton Elshanit, 1 mijë e 649 euro në muaj – rreth 20 mijë euro në vit

Prejse e kam parë këtë Veton Elshanin kur befasisht filloi të flas si militant i Vetëvendosjes e pata ditur se diçka këtu vjen era.

Doli ashtu siç e mendova.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim tash e sa muaj që Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në Pejë ta vendos në objekt të babait të Veton Elshanit, Sokolit.

Siç tregon kontrata, kjo agjenci atij i paguan 1 mijë e 649 euro në muaj. Kontrata është për së paku 3 vjet.

Përveç kësaj, agjencia duhet të paguajë edhe gjithë shpenzimet tjera përcjellëse.

Plus, siç më kanë treguar, Agjencia më parë ka qenë në një objekt tjetër i cili edhe ka qenë më i lirë, por edhe kushtet e objektit kanë qenë më të përshtatshme.

Dhe, kjo s’është e vetmja që kam marrë vesh për Elshanin, po këtë herë po e lë më kaq.

Për besë katastrofë është kjo. Ti objektin jepe me qira, po mos u shndërro në militant o vëlla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img