-2.4 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

Buy now

spot_img

Vëzhguesit e zgjedhjeve nga BE-ja sot shpërndahen në gjithë Kosovën

Mbi 100 vëzhgues nga BE-ja sot do të shpërndahen në terren për të siguruar një proces të lirë zgjedhor.

Nathalie Loiseau, Shefen e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën 2025, sot do të jap deklaratë për media.

Ndryshe Shefja e Misionit, Nathalie Loiseau, e cila zyrtarisht ka nisur misionin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, shprehu mbështetjen e BE-së për Kosovën, për të fuqizuar më tej qeverisjen demokratike.

“Pritjet janë të mëdha sidomos pasi këto zgjedhje do të zhvillohen me ligjin e ri” tha ajo.

Ndryshe vëzhguesit afatgjatë të BE-së janë nga 18 shtete, përfshirë shtetet anëtare të BE-së, Norvegjinë dhe Zvicrën. Misioni do të përforcohet me 36 vëzhgues afatshkurtër, nga një delegacion deputetësh nga Parlamenti Evropian dhe 36 diplomatë nga shtetet anëtare të BE-së, Kanada, Norvegjia dhe Zvicra, të akredituar në Kosovë deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img