-3.4 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

Buy now

spot_img

Kurti pas 4 vjetësh në Qeveri jep zotime të reja në Gjilan për autostradën, por s’jep  ndonjë afat: Kemi besu që kryhet

Autostrada Gjilan-Prishtinë, apo të cilës ndryshe po i referohen vetëm si Autostrada e Gjilanit, është bërë çështje diskutimi, lajmesh e reagimesh gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Express.

Këtë çështje e risolli në vëmendje vetë shefi i ekzekutivit, kryeministri Albin Kurti.

Ky i fundit, gjatë ditës së sotme, në zhvillim të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka qëndruar në Gjilan, ku mbështetësve të partisë që udhëheq ai, u ka folur edhe për këtë projekt, i cili ka mbetur i papërfunduar, ani pse, për të njëjtin projekt punimet kanë nisur vite më parë, kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj.

Për ngecjen e këtyre punimeve, kryeministri Kurti në deklarimin e tij, fajin e hodhi tek të tjerët, për mos krijim të duhet të projektit.

‘‘Kemi besu që autostrada kryhet, dhe jemi angazhua fort që të përfundohet, por u deshtë ma shumë kohë se sa që kemi menduar, sepse e pamë sa keq e sa mbrapshtë është filluar ajo. Projekt pa studim të mirëfilltë, pa elaborat shpronësimi dhe pa mbikëqyrje. Tash që i dimë telashet, i dimë defektet, e dimë edhe çfarë duhet bërë që ajo të kryhet shpejt. Autostrada e Gjilanit ka me u bo, autostradën do ta bëjmë, edhe atë jo vetëm deri në Gjilan, por deri të Dheu i Bardhë’’, ka deklaruar Kurtit gjatë ditës së sotme.

Pavarësisht kësaj deklarate të sotme të Kurtit, ky i fundit, 2 vite më parë së bashku me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi kishin zhvilluar një vizitë në punimet e autostradës së Gjilanit, kishte thënë se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë në 8 llotet dhe po bëjnë përpjekjet maksimale që punimet të përfundojnë gjatë atij viti.

Rreth premtimeve të Kurtit për  bërjen e autostradës, kishte reaguar edhe njëri nga ministrat e tij.

Më saktësisht ka qenë Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ai që kishte thënë se autostrada s’do të bëhet as për vitin që lamë pas.

“Tek zotimi i Kurtit se autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet dhe hapet këtë vit, ka qenë bile 28 nëntor, ka qenë një gabim, ka qenë gabim që është premtuar, sepse është vënë në lajthitje kryeministri nga vetë ne si ministri”, kishte thënë Aliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img