Kryeministri Albin Kurti thotë se ka kohë që po e kërkon dosjen e listës së veteranëve nga Prokuroria, por që kjo e fundit s’po ia jep.
“Ne kemi kërku nga Prokuroria me na e dorëzu dosjen e listave sepse aty janë krejt regjistrat edhe po dëshirojmë me i spastru listat dhe ta bëjmë një reformë gjithëpërfshirëse.
Unë nuk jam me i ndëshku ata që janë në ato lista, por jam i interesuar për të vërtetën.
Nëse vazhdon kjo e pavërtetë, mund të kemi dëme të mëdha për brezat e ardhshëm.
Për luftën e fundit në Kosovë, shqiptarët i kanë shkru 500 libra, të huajt i kanë shkru 7200 libra.
A e dini pse të huajt i kanë shkru 7200 libra të huajt për luftën e fundit? Për shkak të intervenimit të NATO-së.
Na s’kemi çare pa i rregullu qito shifra. Po për me i rregullu qito shifra, po më duhet dosja e Prokurorisë e Prokuroria nuk është t’u ma jep dosjen, qitu e kena krejt sikletin”, tha veç tjerash ai në një takim me qytetarët e Istogut dje.