-2.5 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

Buy now

spot_img

Kusari: Alarmuese, sot pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM-së

Në takimin e sotëm të Komisionit të Pavarur për Media pritet të shkarkohet kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti, pak para se t’i përfundojë mandati.

Kështu ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, juristja e medias, Flutura Kusari.

“Alarmuese. Sot në takimin e Komisionit të Pavarur për Media pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti, disa ditë para se t’i kryhet mandati. Shkarkimi do të bëhet në mënyrë të kundërligjshme dhe në një proces të motivuar politikisht. Qëllimi i shkarkimit është që të uzurpohet pozita e kryetarit dhe nënkryetarit para se të zgjedhen anëtarët e rinjë të KPM-së”.

“Sipas votave që i kanë, kryetari dhe nënkryetari do ta zgjedhin veten dhe do të jenë udhëheqesit më jolegjitim të historisë së KPM-së. Sigurisht që ky vendim do të atakohet menjëherë në gjykatë”.

“Në agjendën e takimit, shkarkimi nuk figuron si pikë e rendit sepse do të ndodhë si propozim për pikë shtesë.Unë du me besu që zyra ekzekutive e KPM-së do ta ndalojë këtë procedurë të jashtligjshme dhe do ta kundërshtojë haptazi sot”.

Kusari mes tjerash shkruan ky zhvillim do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në rënien e mëtutjeshme të lirisë së mediave dhe do të shënohet në të gjitha vlerësimet ndërkombëtare.

“I lus mediat që të përcjellin mbledhjen në mënyrë që ta dokumentojmë këtë shkarkim politik.Kryetari dhe nënkryetari duhet të zgjedhen pasi të plotësohet komisioni me anëtarë të rinjë”, shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img