Policia në Gjilan njofton se në periudhën 10.01.2025 – 16.01.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative ka shqiptuar 1 mijë e 246 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarrë aktivitete edhe në:
Hetim i 10 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i 9 aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 9 ngasës.
“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon te të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik – uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, kini kujdes ndaj këmbësorëve, përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!”, thuhet në kumtesën për media të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan.