Të paktën dy persona u vranë në një shkollë në veri të Sllovakisë pasi një nxënës sulmoi njerëzit me thikë, thanë shërbimet e urgjencës të enjten.
Zëdhënësja e shërbimeve të urgjencës sllovake, Danka Capakova i tha Reutersit se disa ekipe ishin dërguar në një shkollë të mesme në Spisska Stara Ves në orën 12:00
“Të paktën dy persona kanë vdekur dhe një është plagosur”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.
Policia tha në një postim në Facebook se një nxënës 18-vjeçar ka sulmuar një mësuese dhe dy shokë të klasës.