Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit.
Së fundmi, Abdixhiku vizitoi fshatin Milloshevë të Obiliqit, ku u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët. Kjo fushatë, tha Abdixhiku, është “bërë tashmë kryengritje e djathtë kombëtare!”
“Në fshatin Milloshevë të Obiliqit, pritja ishte madhështore. Kaq shumë entuziazëm e mbështetje po gjejmë në çdo anë të vendit! Kjo fushatë, është bërë tashmë kryengritje e djathtë kombëtare! Populli ynë do ndryshim! Ndryshimi po vjen; dhe s’ka asgjë që e ndalë atë tashmë! Vazhdojmë, secilën ditë e secilën mbrëmje në takime e tubime në mbarë Kosovën! Ju faleminderit! LDK dhe populli janë tashmë një!” – ka shkruar Abdixhiku.