Përmes zëdhënësit të qeverisë kosovare, Albin Kurti refuzoi ballafaqimin televiziv me Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit i kërkoi konfrontim zgjedhor fytyrë më fytyrë tash gjatë fushatës zgjedhore.
Vetëvendosja që ka bojkotuar mediat në kohë zgjedhore, tash thotë se nuk merr pjesë “në studio të oligarkëve” ndonëse deri më tash kanë frekuentuar po të njëjtat.
“Kryeministri Kurti pat thënë hapur se preferon shtëpinë e popullit Kuvendin, e jo studiot televizive të oligarkëve”, shkroi Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.