-1.7 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Buy now

spot_img

Burri në Fushë Kosovë ushtron dhunë ndaj gruas dhe arratiset, ajo e denoncon në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se burri i saj e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte, pas një konflikti verbal.

Për pasojë, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa më pas ka rrëfyer të gjitha detajet e ngjarjes.

Njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, i cili me të kryer veprën është arratisur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img