Aktori Sevdai Radogoshi i njohur në publik si “Qumili”, është deklaruar në Pressing lidhur me takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti. Aktori pyeti panelistët e Pressingut se “çka ka bërë keq”, që ka shkuar si mysafir në tubimin e Kurtit, teksa tha se krejt partitë politike i përkahë.
Ai i pyeti me ironi panelistët në Pressing se “nesër është i ftuar tek AAK-ja dhe sipas tyre (panelistëve), s’duhet me shku a po?”.
“S’kam interes prej asnjë partie politike, unë e di që jemi në demokraci. Jam njeri që shkoj, kudo që më pëlqen me shku. Qe nesër ma ka çu ftesëm AAK-ja, sipas jush që po folni jo s’duhet aktori në politikë. Unë nesër mos me shku a po?”, u tha aktori Radogoshi panelistëve.
Autori i Pressing, Leonard Kërquki i tha aktorit, “ti bën çka të duash, e ke të drejtën me përkrahë kënd të duash. Personalisht mendoj që artistët duhet me u pozcionu për një parti politike, qysh e bëjnë në Amerikë dhe vendet e tjera. Pra me thanë, ky është më i miri e mbështes këtë”.
“A jemi demokraci na a jo”, tha aktori.
“Unë jam me të gjithë, vota është intime”, u shpreh Qumili.