Njohësi i çështjeve politike, Dibran Hoxha, i ftuar sonte në Pressing në T7, ku po diskutohet për fillimin e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka lavdëruar tubimin hapës të LDK në mënyrën e organizimit të tij.
I njëjti ka dhënë komplimente edhe kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun për fjalimin dhe paraqitjen e tij në skenë.
‘‘Larg LDK me skenografi, ma mirë se të tjerat. Me ndriqim me simetri me ku është vendos zoti Abdixhiku, qysh janë vendos kandidatët mbrapa, dhe gjithçka tjetër përreth. I struktrum në fjalim, dhe i paraqitshëm në skenografi. Do të thotë kur e këqyrsha, thash edhe pak e ndoshta më bindin me ia dhënë votën. Për pak, po’’, ka thënë ai ndër tjerash.