10.7 C
Pristina
Thursday, January 9, 2025

Buy now

spot_img

Durmishi për urën e Badocit: Kanë kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem, testimi formal do të bëhet nesër

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se ura të Liqeni i Badocit është stabile.

Ai ka thënë se po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët.

“Prandaj me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se Ura e Badocit është shumë stabile.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

Ura e Badocit është stabile

Dje dhe sot po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët me rastin e hapjes së urës së Badocit.

Ura e Badocit ështe projektuar e ndertuar me standardet më te larta të projektimit e ndertimit.

Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë ketu atestet parakrake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj.

Prandaj me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se Ura e Badocit është shumë stabile.

Gjatë gjithë këtyre diteve aty kan kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img