Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri, në emisionin Pressing në T7 ka folur për Urën e Badocit e cila asesi nuk u përfundua gjatë këtij mandati të Kurtit.
Sipas tij, qeveria ka hy në këtë projekt 34 metërsh e ka mbet.
“34 metra rrugë, përshtypja nuk është vetëm politike është edhe vlerësim nga terreni që kemi bë, ka fillu nga problemet e lehta me bë zgjidhje, dhe problemi i lehtë është Ura e Badovcit, 34 metra, katër metra anësore. Hynë në të kanë mbet, çfarë është arsyetimi, uji, u rrit niveli ujit në Badovc, dhe përderisa shumicën e kohës në atë pjesën ku është ura nuk ka ujë, në pjesën e mbajtëse të shtyllave që e mbajnë urën, mundesh me punu. Momentin që kanë fillu me punu u rrit niveli i ujit në Badovc edhe uji nuk kanë mundur më bë zgjidhje teknike me sanu atë problem”, ka thënë Haziri