1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore sipas tij, kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro.

Murati përmes një postimi në Facebook tha se ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik.

“Për herë të parë në historinë e vendit të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro, duke arritur realizim 100% të planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti”.

“Ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliardë për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja, për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro – shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet”, shkroi tutje Murati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img