1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Bashës i pengon reagimi i Aliut për mungesën e rrymës në Ferizaj: Ty duhet n’burg t’përjetshëm me t’çu

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, sulmoi kryetarin e Ferizajt, Agim Veliun, në një postim rreth ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike në këtë qytet.

Sipas tij, arsyeja që qyteti ka probleme me energji elektrike është “për shkak të ngarkesave të tepërta të rrjetit”. Pas kësaj Basha hodhi akuza të rënda ndaj Aliut pasi ky i fundit shprehu shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike në këtë qytet.

“Ka dhënë leje kriminale për qindra ndërtesa gjithandej qytetit, pa planifiku ASNJËHERË nëse ka rrymë mjaftueshëm për këto ndërtesa, pa planifiku a ka shkolla mjaftueshëm, a ka çerdhe mjaftueshëm, a ka ujë mjaftueshëm, a ka hapësira të gjelbërta mjaftueshëm… e tash del kinse po ankohet! Këto ndërtime kriminale as hapësirë për shporta t’bërllokut nuk kanë lënë, nëpër rrugë e trotuare kanë mbet, dhe krejt si pasojë e lejeve kriminale që ti i ke leju!

Qyteti se plotëson ASNJË kusht të vetëm për jetë normale si pasojë mungesës së planifikimit dhe betonit kriminal që ti e ke leju!

Ty duhet n’BURG t’përjetshëm me t’çu për krimin që ia ke shkaktu këtij qyteti, dhe je njeri i fundit që kërkon përgjegjësi prej dikujt!”, shkroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img