Kryeministri i vendit Albin Kurti në konferencën e thirrur për media, ka folur në detaje për kronologjinë e sulmeve që Serbia i ka kryer nga muaji qershor në Kosovë.
Kurti para mediave tha se sulmi Ibër Lepenc ka pasur qëllim shkaktimin e trazirave ku do të provokohej situata në rajon.
“Bazuar në informacionet që i posedojnë organet tonë të sigurisë, prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndron terroristi Millan Radioçiqi dhe grupi i tij dhe terrorist që financohen nga Serbia”, tha Kurti./Arbresh.info/