-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, Kurti: E gjithë kjo histori është shndërruar në një libër monografik

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të promovimit të monografisë së parë të Klubit të Futbollit Prishtina, kushtuar 100-vjetorit të themelimit të klubit.

Në fjalën hyrëse, Kurti theksoi rëndësinë e veçantë të kësaj ngjarjeje, për të promovuar jo vetëm një libër monografik, por edhe për ta kujtuar një histori me plot suksese e krenari të klubit të futbollit Prishtina, përcjell Arbresh.info.

“Futbolli në Kosovë ka rrënjë të thella historike”, tha ai, duke sjellë në kujtesë vitet pas Luftës së Parë Botërore, atëbotë kur filluan të krijoheshin e të organizoheshin klubet e para futbollistike në Kosovë, në mesin e të cilëve ishte edhe Klubi i Futbollit Prishtina, i themeluar në vitin 1922, që dikur mbante edhe emrin “Kosova”.

“Atëherë kur nuk kishim e nuk lejohej të kishim përfaqësuese të Kosovës, klubi Prishtina ishte përfaqësuesja jonë”, tha Kurti, duke shtuar se momentet më kulmore të këtij klubi, i kujtojmë në vitet e 80-ta, me gjeneratën e artë të Prishtinës, me në krye kapitenin Fadil Vokrri dhe padyshim me shokët e tij, gjeneratë kjo që bëri bujë të madhe duke u bërë klubi i parë nga Kosova që garoi në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë në stinorin 1983-1984.

Me këtë rast, kryeministri ka kujtuar jo vetëm sfidat sportive në fushat e blerta, por edhe sfidat tjera politike e sociale jashtë fushe nëpër të cilat kishte kaluar FC Prishtina, për të cilat tha se e bënë më të fortë Prishtinën, duke qëndruar e duke garuar për pesë vite rresht në Ligën e Parë.

Pasi foli për vështirësitë, por edhe sukseset e vazhdueshme të FC Prishtina, Kurti mes tjerash theksoi se edhe pas ndërkombëtarizimit dhe pranimit në FIFA dhe UEFA më 2016, ishte Prishtina ndër skuadrat e para nga Kosova që përfaqësoi vendin tonë në garat evropiane.

“E gjithë kjo histori me shumë suksese, sot është shndërruar në një libër monografik dhe nuk është e çuditshme që ai libër është aq i trashë, i dendur me informacion e me tekst të shumtë”, tha ai, duke falënderuar autorin Esad Ejupi, për angazhimin dhe përkushtimin e tij me plotë pasion për ta shkruar një libër të tillë që na bënë ta kujtojmë e mos ta harrojmë historinë e suksesshme sportive në vendit tonë, që ka qenë edhe më shumë sesa sportive.

Ai falënderoi edhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që dha mbështetjen e nevojshme që ky libër të botohet dhe të gjithë ata që kontribuuan në forma të ndryshme ashtu që të realizohet ky projekt për të qenë frymëzim për brezat e rinj./Arbresh.info

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img