3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Jasharaj i drejtohet Kurtit: Fillove të ndjehesh si sulltan e jo kryeministër – u bërë përçarës e na mashtrove

Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka thënë se kryeministri Albin Kurti filloi të ndihet si sulltan e jo si kryeministër për shkak të rezultatit të zgjedhjeve të fundit, të cilat sipas kryetarit të SBASHK-ut, e nxorën Kurtin jashtë kontrollit.

Jasharaj po ashtu në letrën e tij pretendon se Kurti i ka thënë atij që ta vazhdojë grevën deri në pranverë.

Pos këtyre, kryetari i SBASHK-ut, e ka pyetur Kurtin se ku i kanë shkuar miliona euro, edhe pse kryeministri nuk pranoj kërkesën e Jasharajt për t’i dhënë 100 euro për sektorin publik.

Letra e plotë:

Kryeministër t;i kërkova si vëlla 100 euro për sektorin publik e nuk i lejove, ku të shkuan miliona euro?

Kryeministër Kurti, as ti nuk kishe pritur atë rezultat të zgjedhjeve para 4 vitesh dhe kjo të nxori jashtë kontrollit dhe fillove të ndjehesh sulltan e jo kryeminisër i një vendi, populli i të cilit kishte bërë një rrugëtim të gjatë përcjellë me lot nënash e me plot sakrifica e duke përjetuar dhunën barbare të pushtuesit serb në burgje. U ndjeve, jo kryeminstër i gjithë popullit, por u bëre ndarës e përçarës dhe mllefi yt ndaj atyre që kanë merita e që kanë hyrë në faqet e ndritura të historisë u pa kur u bëre Sulltan.

Kryeministër më i madh ishe kur ishe i vogël në politikë dhe gëzoje mbështetje falë oratorisë dhe fjalëve të mëdha, që kur u ule në kolltuk i bastardove. Kur ishe i vogël në politikë e pa kolltuk, në Pejë të prisnim unë e ca individë, që besonim në idealin për bashkim kombëtar dhe na mashtrove.

Duke u nisur nga këto takime pata besë dhe tu drejova me: Po të lus si vëlla e si kryeminiatër, ua jep punëtorëve arsimorë, policisë, administratës, zjarrfikësve e gjithë sektorit publik nga 100 euro në muaj që ta ndalej greva;, e ti pa pasur as edhe një ndjenjë dhemshurie më the prerazi se nuk je në siklet dhe më the vazhdo grevën deri në pranverë. Kryeministër, buxhet kishe mjaft, por nuk plotësove kërkesën modeste të mijëra punëtorëve arsimorë, të policëve dhe gjithë të punësuarve në sektorin publik. Mbase nuk na e plotësove kërkesën për 100 euro se të duheshin për dosta e për diçka tjetër.

Një këshillë nga unë Kryeministër. Ministri yt, Murati dhe gjithë shpifësit në facebook, nuk kishin lënë akuzë e shpifje e gënjeshtër pa bërë ndaj meje dhe SBASHK-ut dhe u dola përball. Isha edhe para organeve të drejtësisë, e di këtë shpifësi Murati. Ua prezanrova gjithë faktet dhe argumentet dhe unë dhe SBASHK-u jemi faqebardhë. Mos ikni nga mediat Kryeminiatër e as nga organet e drejtësisë përveç nëse e keni mizën në kapuç. Kryeministër, neve nuk na i dhe nga 100 euro për të blerë pak më shumë gjëra elementate, por, si duket të shkuan milionat ca andej e ca këndej. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img