-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Hadergjonaj i pari, Aliti i dyti – dy yjet e Kosovës futbollistët kryesorë të Alanyasporit në Superligën e Turqisë

Tashmë kanë kaluar 17 xhiro në këtë edicion të ri të garave në elitën e futbollit turk, atje ku ka një prezencë të konsiderueshme të futbollistëve shqiptarë. 

Dy prej tyre aktivizohen në radhët e Alanyasporit dhe deri më tani janë dëshmuar me paraqitje fantastike. 

Bëhet fjalë për dyshen kosovare, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti, që janë shndërruar në figura tejet të rëndësishme për klubin turk. 

Hadërgjonaj ka luajtur në 16 ndeshje deri më tani në kampionat, që të gjitha nga minuta e parë. 

30-vjeçari gjatë këtyre takimeve ka arritur të shënojë një gol dhe të asistojë në dy të tjerë, duke qenë në të njëjtën kohë mjaft solid në fazën defanzive. 

Për paraqitjet e tij fantastike deri më tani, Hadërgjonaj është vlerësuar me notën 7.11 ngaSofascore, që është më e larta nga lojtarët tjerë të Alanyasporit. 

Menjëherë pas tij vjen Fidan Aliti i cili me paraqitjet e tij është shndërruar në një ‘muri të gjallë’ në zemër të mbrojtjes së Alanyaspor. 

Aliti po ashtu njësoj si Hadërgjonaj është aktivizuar në 16 ndeshje në të gjitha si titullar, teksa ka një gol të shënuar. 

Këto paraqitje kanë bërë që 31-vjeçari të marrë notën e përgjithshme 7.09 nga Sofascore, që është e dyta më e larta në ekip pas Hadërgjonajt. 

Mbetet të shihet se si do të vazhdojë forma e dy reprezentuesve të Kosovës në vitin 2025, por tashmë dihet se ata kanë dëshmuar një nivel tejet të lartë pas 17 ndeshjeve të para.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img