-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi në Magdeburg, Kurti: Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Gjermanisë

Numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë është rritur në pesë, sakaq kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner Haseloff, ka shtuar se numri i të lënduarve është mbi 200.

Për këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili shpreh ngushëllimet më të thella për viktimat dhe familjet e të prekurve, transmeton Klankosova.tv.

Në një postim në X, Kurti thotë se populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Gjermanisë.

“Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin gjerman gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju”, ka shkruar shefi i ekzekutivit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img