4 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Borë sot në Kosovë, reshjet pritet të ndalen pasdite

Temperatura të ulëta javën vijuese, kohë pas kohe me reshje të dobëta dëbore. Viti i ri pa të reshura por i ftohtë.

Të shtunën priten reshje lokale bore në mëngjes dhe paradite, ndërsa pasdite reshjet do të pushojnë në tërë Kosovën dhe në mbrëmje vonë pritet kthjellim i motit. Mbrëmja dhe nata e ardhshme e kthjellët dhe me acar.

Javët në vijim, sipas trendeve më të fundit po duket se do të përshkohen me temperatura më të ulëta nga vlerat mesatare, më tipike dimërore. 

Të reshurat e dëborës ka gjasa të paraqiten kohë pas kohe gjatë javës së ardhshme dhe në pjesën e dytë.  Temperaturat maksimale shkojnë deri në 2C e 3C, derisa minimalet me gjasë mbesin të ulëta deri në -3C e -4C.  Në ditët e fundit të vitit, me kalimin në vitin 2025, po paraqiten kushte anticiklonike. 

Parashihet mot më i thatë, por se ultësirave me siguri që do të ketë më shumë vranësira të ulëta e më pak intervale me diell. 

Temperaturat përreth mesatareve, -3C deri në +3C e +4C.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img