7.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në pritjen lamtumirëse të Hovenierit: Ambasador, Kosova do jetë gjithmonë shtëpia juaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë sonte në pritjen lamtumirëse të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, që u mbajt në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se n adresimin e tij, Kurti u shpreh se në këto gati tre vjet sa ka shërbyer Hovenier si ambasador në Kosovë, marrëdhëniet e veçanta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë rritur në një numër rrafshesh, siç thuhet aty, nga rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe inteligjencës, te mbështetja për zgjerimin e kapaciteteve energjetike të Kosovës, e te vlerësimi i parë kreditor i Kosovës.

Kryeministri gjithashtu është shprehur se se puna dhe dedikimi i ambasadorit Hovenier kanë qenë qenësore në progresin tonë.

“Koha e juaj në Kosovë është definuar jo vetëm nga profesionalizmi dhe integriteti i juaj, por edhe nga humanizmi dhe mbështetja e juaj e palëkundur për popullin tonë”, ka thënë ai.

Në komunikatë thuhet se gjithashtu se Kurti ëshët shprehur se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe se sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë kryesor, një aleat i besueshëm dhe një mik i veçantë.

Kurti e ka quajtur Hovenierin një njeri të shquar, mik besnik të Kosovës dhe që siç ka thënë ai, do ketë gjithmonë vend në zemrat tona.

“Ambasador, dijeni që Kosova do jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ne do të jemi këtu për t’ju mirëpritur – si një mik i dashur i yni”, është shprehur tutje Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img