Një therje ka ndodhur sot në Lipjan.
Dyshohet se të përfshirë në këtë rast ishin persona të mitur.
Kështu mëson Klankosova.tv nga burimet e veta brenda policisë.
“E kemi një therje mes disa të miturve. Më shumë detaje nuk kemi”, deklaroi ky burim për Klankosova.tv
Ende nuk dihet sa persona nga ky rast kanë mbetur të lënduar.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Zyrën për Informim të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë dhe është në pritje të një përgjigje.