Kandidati për deputet nga PDK, Perparim Gruda, mbajti një tubim të madh në Fushë Kosovë, ku prezantoi programin e tij për zhvillimin e rajonit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
Gruda para qytetarëve u shpreh se projekti i PDK-së, është projekti më i madh kombëtar që kemi pasur ndonjëherë.
“Në qoft se nuk zgjidhem deputet, nuk do të ndalem që të angazhohem sepse projekti i PDK-së është projekti më i madh kombëtar që kemi pasur ndonjëherë”, tha fillimisht Gruda.
Poashtu kandidati për deputet, nga radhët e PDK-së, u shpreh se projektet të cilat nuk kanë kaluar, nuk është faji i tyre, pasi tash e pesë vite janë në opozitë.
“Dhe krejt atë qka di, atë potencial që e posedoj e kam dhënë, në qoftë se unë nuk e kam realizuar është gabimi im, andaj edhe nëse keni hatërmbetje dikush për ndonjë projekt të caktuar ta dini se nuk janë të shkaktuar nga PDK-ja, sepse jemi pesë vite në opozitë, ne duhet ta kemi pushtin që të bëjmë më mirë”, tha kandidati për debutet Gruda në këtë takim.
![](https://gazetapapirus.com/wp-content/uploads/2024/12/835bf062-cb2c-47e4-806c-adf8fb386801.jpeg)
![](https://gazetapapirus.com/wp-content/uploads/2024/12/76ac0deb-5064-458f-8580-56921a8e7c05.jpeg)
![](https://gazetapapirus.com/wp-content/uploads/2024/12/f2a8e3c4-0707-4c36-99c7-e20a43213212.jpeg)
![](https://gazetapapirus.com/wp-content/uploads/2024/12/0925654a-bba3-49b2-8c91-931046c7243e.jpeg)
![](https://gazetapapirus.com/wp-content/uploads/2024/12/2831e7c7-ff4f-43aa-b558-400d01ba5dd0.jpeg)
![](https://gazetapapirus.com/wp-content/uploads/2024/12/26b8fc80-4af7-4eaf-9abf-bbb021dbc84d.jpeg)
![](https://gazetapapirus.com/wp-content/uploads/2024/12/08dbcc1c-88e0-41a5-8117-6c58c84adf84.jpeg)