8.8 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Buy now

spot_img

Musliu pas raportimit të Ajetit: Prapa sulmit në Ibër-Lepenc qëndron Radoiçiqi i mbështetur nga Serbia

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka theksuar se bazuar në informatat që u ka dhënë gjatë raportimit drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Milan Radoiçiqi i mbështetur nga Serbia. 

“Diskutuam për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e vendit. Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga Serbia. Folëm për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit dhe për çështje tjera. Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, prapa sulmit qëndron Radoiçiqi i mbështetur nga shteti serb”, është shprehur Misliu në deklarimin e saj pas përfundimit të mbledhjes së Komisioni ku Ajeti ka raportuar pa praninë e mediave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img