Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur gjatë një takimi trepalësh.
Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, tha pas përfundimit të takimit trepalësh në kuadër të dialogut tha se Kosova dhe Serbia do ta kenë një komision të përbashkët, i cili do të fillojë të merret me këto çështje që nga janari, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ai shtoi se Serbia ka premtuar se nuk do ta pengojë punën e komisionit
“Tani mund të ecim tutje që gjatë muajit të ardhshëm të mbahet mbledhja e parë e komisionit të përbashkët. Ka premtime nga ana e Serbisë që nuk do të ketë tendenca që në të ardhmen puna e këtij komisioni të pengohet”, tha Bislimi.