-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Berisha: Kurti e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale

Avokati Besnik Berisha, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka kryer intervistën në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Berisha këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Ai tha se Kurtin e ka parë vet me sytë e tij.

“Çka nëse u them se kryeministri Kurti sapo e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, a ma besoni a jo ?! Nejse, mos i ngjitni fjalë djalit se me sytë e mi e pash. Institucionalit se ç’ke me të!” – ka shkruar Berisha.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Qeverinë e Kosovës dhe me Prokurorinë Speciale për të marrë ndonjë informacion zyrtar, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte ftuar nga PSRK-ja që të paraqitej sot në mëngjes për intervistim, por nuk ka mundur për shkak të një udhëtimi zyrtar në Slloveni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img