Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Lyonit në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit francez.
Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e tetë kur Ousmane Dembele shënoi për 1-0 pas asistimit të Desire Doue.
PSG-ja arriti që të dyfishojë rezultatin vetëm pak minuta më vonë kur Vitinha (14’) u tregua i saktë nga penalltia për 2-0.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Georges Mikautadze (41’) shënoi një gol të bukur për të ngushtuar epërsinë në 2-1.
Mysafirët patën një rast ideal për të barazuar rezultatin, por Jordan Veretout u tregua i pasaktë përballë Gianluigi Donnarummas.
Në pjesën e dytë PSG-ja gjeti sërish rrjetën, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Deri në fund PSG-ja shënoi edhe një herë tjetër, kësaj radhe me Goncalo Ramos (89′) i cili u përkujdes për rezultatin përfundimtar 3-1.
Me këtë fitore kampioni në fuqi i Ligue 1 shkon në kuotën e 37 pikëve, shtatë më shumë se Marseille në vendin e dytë që ka 30 sosh.
Standings provided by Sofascore