3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Një trup i pajetë gjendet në fshatin Shkrel të Pejës

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Shkrel, në zonën e Bogës, Pejë, ku është gjetur një person pa shenja jete.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:00 nga një qytetar.

“Në fshatin Shkrel, në bjeshkët e Rugovës, është gjetur një trup i pajetë i një personi. Jemi kontaktuar nga një qytetar dhe njësitë e hetimeve rajonale janë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin”, tha zëdhënësi Gashi.

Aktualisht, ekipet policore po punojnë për të identifikuar personin dhe për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.

Policia pritet të publikojë detaje shtesë pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img