3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Enver Hoxhaj: Ushtrinë e bëmë, tash duhet ta anëtarësojmë në NATO 

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka rikujtuar një moment të rëndësishëm në historinë e vendit, duke deklaruar se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës është rezultat i angazhimeve të përbashkëta politike dhe diplomatike.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka ndarë detaje nga verën e vitit 2018, kur gjatë Konferencës së Kartës së Adriatikut takoi sekretarin amerikan të mbrojtjes, James Mattis.

Ai ka theksuar se në atë takim ka argumentuar qartë se Kosova është e gatshme për ushtrinë e saj, një hap që, sipas tij, i dha shtysë Kuvendit të Kosovës për miratimin e Ligjit për Transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Ushtrinë e bëmë, tash duhet ta anëtarësojmë në NATO,” ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë pamje nga konferenca e Karteës së Adriatikut, duke paralajmëruar se prioriteti i qeverisë së ardhshme, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të jetë përpjekja për anëtarësimin e Ushtrisë së Kosovës në Aleancën e Atlantikut Verior.

Hoxhaj ka theksuar se ndërtimi i ushtrisë ishte një arritje strategjike për shtetin e Kosovës, por anëtarësimi në NATO do të përmbyllte vizionin e plotë të sigurisë dhe stabilitetit për vendin dhe rajonin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img