0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Qeveria Kurti s’ka mundur t’i bind aleatët se Serbia qëndron prapa sulmeve terroriste në veri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është i bindur se do të udhëheqin me qeverinë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai thotë se janë i hapur për bashkëpunim me partitë opozitare, derisa shton se 120 premtimet elektorale do t’i realizojnë brenda tre viteve të para në pushtet. Haziri thekson se lista e LDK-së është gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese, ndërkaq edhe arsyeton mospërfshirjen e disa prej veprimtarëve të LDK-së, si Agim Veliu, Skënder Hyseni, Valon Murtezaj dhe Faton Bislimi.

Haziri thotë se LDK-ja ka rikthyer elektoratin e humbur në vitin 2021. Sipas tij, Partia Guxo, e formuar nga ish-zyrtarë të LDK-së, nuk ekziston më dhe se në krye të saj kanë mbetur vetëm funksionarët, por pa bazë elektorale.

“Tetorin dhe nëntorit e kemi fituar në kuadër të besimit politik. Takimet e organizuara fillimisht me mobilizim me struktura, në muajin nëntor me qytetarë dhe shumë prej atyre që e kanë kthyer besimin tregon qartë se një deficit në Kosovë ka qenë. Ky rikthim i LDK-së, këta dy muaj është besim i madh që dhjetori dhe janari të rriten, masivizohen. Tani kemi mundësi që të punojmë me mërgimtarë më shumë…. Ne do të angazhohemi që të fitojmë zgjedhjet dhe me udhëheq qeverinë. Ky është qëllimi jonë kryesor, s’kemi opsion B. Ne po hyjmë me besim me i fitu zgjedhjet. Ajo çka thatë ju kthimi i votave të humbura për shkak të Listës Guxo. Lista Guxo më nuk ekziston, jo pse nuk është Vjosa në krye të saj dhe është presidenti. Por në atë listë kanë mbetur vetëm funksionarët”, thotë ai në një intervistë për KP.

Duke folur për koalicionet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ai thotë se të gjitha partitë preferojnë një koalicion me LDK-në, mirëpo sipas tij, me partinë aktuale në pushtet, LVV-në është krijuar një hendek i madh.

“Kush nuk preferon koalicion me LDK-në. Ne dashurinë e Zotit e kemi dhënë dhe e japim edhe sot, përkundër vështirësive. Parti që me neve kanë realizuar ëndrra në çdo periudhë kohore. Kush nuk ka qëndruar me neve dhe ka bërë mosbesim, siç është PDK-ja, ne nuk i harrojmë votën e mosbesimit. Për inati të nuses më vdektë djali ne nuk aplikojmë në politik, por ne nuk harrojmë. Edhe LVV-në kemi bashkëpunuar tri vjet, por për 50 ditë u rrënua besimi për asgjë hiç dhe ka krijuar hendek. Me LDK-në krejt kanë qejf me punu”, shton Haziri.

Sa i përket listës së LDK-së të kandidatëve për deputetë, Haziri thotë se e njëjta është gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese.

Megjithëse deklaron se shumë prej veprimtarëve të LDK-së, meritojnë me qenë e pjesë e listës, Haziri thekson se njëjta është formuar përmes konsensusit dhe debatit politik.

Sipas tij, politika është një proces dhe nuk është akt që në një moment të caktuar të kërkosh të hyjsh në listë, e gjatë tërë kohës të qëndrosh anash.

“(Lista) Është gjithëpërfshirëse me talente politike në sektor të fushave të ndryshme. Është e reformuar dhe ka ardh si pasojë në shumicën e rasteve me konsensusin politik. Ka pasur shumë nominime, pasi të gjitha janë ardhur si pasojë e delegimit dhe debateve që kanë ndodhur në strukturën e LDK-së…Shumë emra e meritojnë me qenë në listë. E para është çështje e proceseve politike. Nominimet kanë ardh sipas strukturës dhe organizimit të brendshëm të LDK-së dhe për pasojë kjo është lista finale që është ndërtuar…(Vullneti për të qenë pjesë e listës) Disa prej tyre kanë pasur, disa prej tyre nuk kanë pasur. Disa prej tyre presin dhe rrinë anash e pastaj të hyjnë në listë, por politika është proces nuk është akt që kur ke qejf me hy në listë, pasi është pjesëmarrje në proces. Është dashur me marrë pjesë në proces së paku më shumë se 1 vit për me qenë pjesë e një liste”, thekson Haziri.

Në anën tjetër, Haziri zotohet se 120 premtimet elektorale të LDK-së do të realizohen brenda tri viteve të para, përfshirë rritjen e koeficientit të pagave në 150 euro.

“120 premtime duke përfshirë edhe spitalin, autostradat, LDK-ja në tre vitet e para ka me i realizuar. Ne dina saktë se cili është projekti dhe cili është projeksioni buxhetor, kah dhe cila është mënyra e mjeteve për financim të spitalit, të rrugëve. Ne e dina saktë pa e rritur taksën e qytetarëve, pa dëmtuar ty në rritjen e taksave. Ka me u ruajtur mirëqenia e qytetarëve. Ne kemi ruajtur familjen, mandej kemi me gjet mënyrat të tjera për t’i realizuar projektet e mëdha…. 12:30 Në javën e parë ka me ndodh veprimi i parë për shërbyesit civil, definitivisht… Ne idenë e kemi me bërë rritjen e shërbyesve të shtetit, jo kabineteve politike. Ndarja është madhe, kur i rritet paga shërbyesve civil natyrisht se e bënë rendin, kategorizimin dhe renditjen. Kur është i kënaqur polici, ushtari dhe mjeku, motra medicinale dhe edukatorja pjesa e kabinetit është më e vogla si pjesëmarrje”, përfundon Haziri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img