-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Istog: Dyshohet se një gruaje iu keqpërdorën videot intime

Një video me përmbajtje të keqpërdorimit seksual dyshohet të ketë qarkulluar në rrjetet sociale që nga 29 nëntori i këtij viti.

Policia në Istog ka arritur të identifikojë viktimën femër, po ashtu edhe të dyshuarin e kësaj vepre, transmeton Klankosova.tv.

Arrestimi i të dyshuarit nuk është bërë i mundur, pasi sipas policisë ai dyshohet të jetë jashtë Kosovës.

“Është pranuar një informate se përmes rrjeteve sociale është duke qarkulluar një video incizim me përmbajtje të keqpërdorimit seksual. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore  është identifikuar viktima femër kosovare dhe i dyshuari mashkull kosovar. Ne vazhdimësi të veprimeve policore, është kërkuar i dyshuari në shtëpinë e tij por nuk është hasur, pasi që dyshohet se gjendet jashtë Kosovës. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img