2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: ShBA po vendos sanksione kundër industrisë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse

Brenda disa ditëve, ShBA-ja do të vendosë sanksione të plota ndaj industrisë serbe të naftës, për shkak të pronësisë ruse, tha presidenti serb Alleksandar Vuçiq për median në gjuhën serbe, “Informer TV”.

Siç theksoi ai, sanksioneve do t’u bashkohen edhe britanikët, transmeton media tjetër në gjuhën serbe, N1.

“Kur një kompani është nën sanksionet amerikane, edhe të tjerat”, tha ai, “nuk do të bashkëpunojnë”.

Vuçiqi gjithashtu shtoi se nuk e di saktësisht se kur do të ndodhë sanksionimi.

“Duhet të na lënë një afat, të shohim se çfarë do të ndodhë dhe çfarë nënkuptojnë me këtë. Tani, meqë nuk i kemi marrë ende dokumentet, nuk e di sa kohë do të na japin. Ne e prisnim të vinte nga BE-ja një vit e gjysmë më parë – nuk erdhi nga BE-ja, por po vjen nga Amerika, që janë ndoshta sanksionet më të rënda. Nga ai sekondë, gazsjellësi ‘Janaf’ në Kroaci thotë – nuk e lëmë naftën të kalojë tubacionin e Adriatikut. Sigurisht, kjo na hap probleme me miqtë tanë rusë për gjithçka, nga politike e në gjithçka tjetër”, tha Vuçiqi.

Tutje ai shtoi se do të flasin me rusët dhe se një nga zgjidhjet është që të zvogëlohet pjesa e pronësisë ruse në kompaninë NIS nën 50 %, duke theksuar se situata është shumë serioze.

Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror i Letrave me Vlerë, “Gazpromnjefti” rus ka 50 % pronësi në NIS, Republika e Serbisë 29,87 % dhe “Gazpromi” rus 6,15 %.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img