0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi të martën deklarohet rreth fajësisë për aktakuzën e re

Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj, Hajredin Kuçi me në krye Hashim Thaçin, përbëjnë grupin më të madh të të akuzuarve të përbashkët ndaj të cilëve seancat nisin brenda 2 javësh nga ngritja e aktit akuzues.

Gjatë kësaj paraqitjeje, bëhen medoemos 2 deklarimet rreth fajësisë të lëna pezull edhe nëse jo nga vetë Thaçi e Smakaj, raporton Klan Kosova.

Deri këtë ditë, Prokuroria përmes Joshua Hafetz do të kumtojë edhe numrin e dëshmitarëve që thërrasin, si dhe do të ndajë provat me anë të së cilave e bindën Marjorie Masselot, gjyqtare e procedurës paraprake, ta konfirmojë aktakuzën për pengim të administrimit të drejtësisë, shkelje të fshehtësisë së procedurave dhe mos-bindje të gjykatës.

Disa prej këtyre përgjimeve dihen, meqë qenë shkaku i regjimit të vizitave në qendrën e paraburgimit. Me njërën, ZPS pretendon se Thaçi udhëzoi dëshminë e një personi vendimtar.

Pasi ua ngriti këtë aktakuzë 5-shes, në Kosovë zbarkoi edhe kryeprokurorja Kimberly West. Takimet i zhvilloi nga e marta, ndonëse njoftoi tek të mërkurën për ardhjen e saj të dytë brenda 2 muajve. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img