3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila: Ftesa e Prokurorisë për Kurtin, ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka komentuar ftesën që Prokuroria Speciale ia bëri dje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, të cilin e ftoi në cilësinë e dëshmitarit më 16 dhjetor.

Kusari-Lila ftesën e Prokurorisë Speciale e cilësoi si ndërhyrje të drejtpërdrejtë të drejtësisë në procesin zgjedhor.

“Ajo çfarë ndodhi dje përkundrejt që është e pazakontë nuk ishte befasi për mënyrën si është pozicionuar apo si vepron Prokuroria Speciale në Kosovë. Nuk e di në ndonjë vend demokratik që do të mund të prezantohej ndryshe përveç se ndërhyrje e drejtpërdrejtë e drejtësisë në procesin zgjedhor i cili pritet të ndodhë”, tha Kusari-Lila për Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se duket se Prokuroria Speciale kërkon që ta dëmtojë drejtpërdrejt VV-në, teksa për sa i përket thirrjes për Kurtin, Kusari-Lila tha se janë dy gjykata që kanë dhënë vendim për të njëjtën lëndë.

“Duket sikur drejtpërdrejtë Prokuroria Speciale kërkon që të dëmtojë pozitën apo Lëvizjen Vetëvendosje. Sa i përket çështjes për të cilën është thirrur Kurti në Prokurorinë Speciale kemi një vendim të Gjykatës Supreme e cila i ka rekomanduar prokurorisë që me materialet te cilat i ka depozituar nuk ka bazë për vazhdim të hetimit që do të thotë që janë dy gjykata që kanë dhënë vendim për të njëjtën lëndë”.

“Këtu përveçse tendencë për një farë njollosje nuk ka asnjë synim tjetër qoftë për ta zbardhur si ngjarje apo për të parë keqpërdorimet që mund të jenë bërë”, tha Kusari-Lila.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img