3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

28 subjekte politike me 1,280 kandidatë aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhje

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se është përmbyllur periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Elezi ka thënë se gjatë kësaj periudhe (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59) kanë aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 1,280 kandidatë.

Partitë Politike:

1. Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV), 110 kandidatë;

2. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 110 kandidatë;

3. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 110 kandidatë;

4. Srpska Lista, 48 kandidatë

5. Srpski Narodni Pokret, 12 kandidatë;

6. Fjala, 22 kandidatë;

7. Partia Librerale Egjiptiane (PLE), 60 kandidatë;

8. Nova Demokratska Stranka (NDS), 46 kandidatë;

9. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), 41 kandidatë;

10. Socialdemokratska Unija (SDU), 40 kandidatë;

11. Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP), 25 kandidatë;

12. Yenilikçi Türk Hareket Partisi (YTHP), 25 kandidatë;

13. Jednstvena Goranka Partija (JGP); 29 kandidatë;

14. Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI); 35 kandidatë;

15. Srpska Demokratija (SD), 13 kandidatë; 1

16. Partija Kosovskih Srba (PKS), 9 kandidatë;

17. Za Slobodu Pravdu i Opstanak (SPO), 12 kandidatë;

18. Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH), 95 kandidatë;

19. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), 56 kandidatë;

20. Kosova Adalet Türk Partisi (KATP), 1 kandidat. Koalcione: 1. Naša Bošnjačka Koalicija, 28 kandidatë;

21. AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi Intelektual – E – 30, 110 kandidatë;

21. Koalicioni për Familje, 72 kandidatë;

23. PDAK – LPB, 100 kandidatë;

24. Koalicija Vakat, 48 kandidatë.

25.Nisma Qytetare: 1. Narodna Pravda, 10 kandidatë;

26. Opre Roma Kosova, 12 kandidatë.

27.Kandidat i pavarur: 1. Fatmir Bytyqi

Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, që do të paraqesë në KQZ rekomandimet përkatëse për secilin prej tyre.

Me qëllim të zbatimit të 30 të Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkojë nga institucionet kompetente të bëjnë verifikimet e nevojshme për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img