4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rruga drejt NATO-s, Hovenier: S’mund të arrihet shpejt, por ne e shohim Kosovën si anëtare në të ardhmen

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është formalitet dhe nuk mund të arrihet shpejt.

Ai theksoi nevojën për reforma, dialog dhe përmbushje të angazhimeve politike.

Hovenier nënvizoi se Kosova duhet të bindë shtetet anëtare përmes përparimit në marrëdhëniet me Serbinë, reformave në sektorin e sigurisë dhe gatishmërisë për t’iu përshtatur standardeve të Aleancës.

“Ne e shohim Kosovën si anëtare të NATO-s në të ardhmen. Ne e mbështesim këtë dhe e mbështesim fuqimisht. Dëshirojmë ta shohim Kosovën duke përparuar. Ka anëtarë të NATO-s që nuk e kanë atë pikëpamje tani. Ne besojmë se mënyra më e mirë për t’u treguar atyre se kjo është rruga e duhur përpara është të adresohen shqetësimet e tyre”, tha Hovenier në ATV.

Tutje foli edhe për çështjen e dialogut.

Ai tha se përgjegjësia për zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk i takon SHBA-së apo Bashkimit Evropian, por vetë palëve në dialog.

Sipas tij, SHBA-ja dhe BE-ja janë aty për të ndihmuar dhe mbështetur, por se Kosova duhet të tregojë vullnet për zbatimin e zotimeve të marra.

“Populli i Kosovës dhe populli i Serbisë duhet të thonë se kjo është përgjegjësia jonë”, deklaroi Hovenier, duke nënvizuar se ekziston një draft-statut i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i mbështetur nga SHBA-ja dhe vendet kryesore të BE-së, i cili mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.

Ai shtoi se, pas këtij hapi, një sërë gjërash pozitive do të mund të ndodhnin për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img