Bayer Leverkusen ka triumfuar ndaj Interit me rezultat 1:0.
Kampioni gjerman mund atë italian krejt në fund të takimit.
Ishte Nordi Mukiele ai që realizoi në minutën e 90-të të ndeshjes.
Leverkuseni me këtë triumf ngjitet i dyti me 13 pikë, ndërsa Interi bie i katërti me 13 pikë.
Delegat në këtë përballje ishte kosovari Zgjim Sojeva, i pari në këtë cilësi në Ligën e Kampionëve.